2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren, dështon gjykimi për korrupsion

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore, ndaj Nexhmedin Musliut, ish-inspektor i ndërtimit në Prizren, i akuzuar për korrupsion.

Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance, ishte mungesa e të anëtares së trupit gjykyes Vjollca Buzhala, për të cilën kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, deklaroi se e njëjta për shkaqe objektive nuk mund të jetë e pranishme në këtë seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë seancë po ashtu munguan edhe i akuzuari Nexhmedin Musliu, me mbrojtësit e tij Gent dhe Blend Gjini, mirëpo të njëjtit u paraqiten në përfundim të seancës.

Pasi që kjo seancë nuk u mbajt, e njëjta u caktua të mbahet me 03.03.2021 në ora 09:30.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 25 shtator 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se prej datës 21 nëntor 2016 e në vazhdim, në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar-inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk e inspekton dhe nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje të bërë nga investitori Mehmet Palushi, i cili duke ndërtuar objektin e tij ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarr veprime, i ka mundësuar Mehmet Palushit ndërtimin edhe të një kati dhe mos pagesën e taksave komunale, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Lajmet e Fundit