10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren: E rrahu gruan me kabllo elektrike dhe i tha “do të mbys”, më pas sulmon edhe nënën e tij

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit E.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: dhuna në familje, lëndimi i lehtë trupor, dhe mospërfillja e gjykatës.

“Në ditën kritike, i pandehuri E.F., ushtron dhunë të vazhdueshme sistematike, keqtrajtim fizik, psikologjik në familje, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda marrëdhënies familjare në atë mënyrë që ditën kritike me rastin e daljes nga shtëpia bashkëshortes së tij – të dëmtuarës, i thotë që ta pastroj ballkonin e shtëpisë dhe largohet nga aty, me rastin e kthimit në shtëpi fillon zënka në mes të pandehurit dhe të dëmtuarës i pandehuri e kanos të dëmtuarën me fjalë duke i thënë “kam me të mbytë” dhe fillon ta sulmoi fizikisht, sa që merr një kabllo elektrike dhe me të fillon ta godet në gjithë trupin, pastaj e godet me shuplakë e kapë për flokë dhe e keqtrajton tej mase, sa që detyrohet të ndërhyj nëna e të pandehurit që ta parandaloj keqtrajtimin dhe vazhdimin e dhunës ndaj të dëmtuarës”, njofton gjykata, transmeton Gazeta Express.

“Po ashtu, nga këto prova dhe shkesat e lëndës, rrjedh se i pandehuri i lartcekur më datë kohë dhe vend të njëjtë të theksuar si më lartë, i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – nënës së tij, në atë mënyrë që deri sa i pandehuri ushtronte dhunë mbi bashkëshorten e tij, me rastin e ndërhyrjes së të dëmtuarës për ta ndërpre dhunën dhe keqtrajtimin fizik, me atë rast i pandehuri fizikisht e sulmon të dëmtuarën – nënën e tij, të cilën e kapë për fyti dhe ja shtrëngon fytin, me ç’rast e dëmtuar pëson lëndim të lehtë trupor.

– Gjithashtu, nga të gjitha provat e mbledhura, rezulton se i pandehuri E.F., më datë kohë dhe vend të përshkruar si më lartë, i pandehuri nuk e përfill vendimin e lëshuar të gjykatës për viktimën – nënën e tij, respektivisht urdhër mbrojtjen e lëshuar për shkak të veprës penale të dhunës në familje”, vjon tutje njoftimi i gjykatës.

Më Shumë

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Lajmet e Fundit