5.1 C
Prizren
E hënë, 24 Nëntor, 2025

Prizren: E theri familjarin për traktor, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për Z.Sh. nga Mamusha, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Z.Sh. më 14 prill në orën 21:40 me thikë kishte lënduar I.M. pas një mosmarrëveshje të mëhershme për shfrytëzimin e traktorit të përbashkët. I pandehuri dhe i dëmtuari janë familjarë.

“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme përkitazi me shfrytëzimin e traktorit të përbashkët, mes familjarëve, në një moment fillon acarimi i situatës mes tyre dhe me qëllim të parandalimit të tejkalimit të situatës ndërhyn i dëmtuari me iniciale I.M. ku i pandehuri me një thikë e godet të dëmtuarin, me ç’rast i dëmtuari detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Kjo gjykatë ka konstatuar se nëse e lë të lirë të dyshuarin, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale ku mund të ketë pasoja edhe më të mëdha.

Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 15.04.2018, nga ora 00.15, e cila do të zgjasë deri me datën 15.05.2018.

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren forcon bashkëpunimin me Institutin Pedagogjik të Kosovës

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj-Gutaj, priti sot përfaqësuesit e Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK). Sipas saj, fokus i takimit ishte forcimi...

Ish-deputeti Nezir Çoçaj është jashtë rrezikut për jetë, pas aksidentit tragjik ku humbi jetën Lumni Lushaj

Gjendja shëndetësore e ish-deputetit Nezir Çoçaj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, pas aksidentit tra;gjik në të cilin humbi jetën Lumni Lushaj. Sipas burimeve...

Lajmet e Fundit