23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Prizren: Gjashtë muaj burgim e 500 euro gjobë për gruan që ndihmoi të bijën dhe mbesën në prostitucion

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me gjashtë muaj burgim dhe 500 euro gjobë të akuzuarën Z.T. nga Durrësi për veprën penale “mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Ajo më 24 janar 2014, në rrugën e tranzitit në Prizren, saktësisht në hotelin “Vila A1”, kishte ndihmuar të bijën dhe vajzën e motrës që të kryenin prostitucion.

Në njoftimin e Themelores theksohet se punëtorët e involvuar të policisë në këtë rast kishin simuluar blerje të shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshme prej 120 euro.

“Sepse me datën 24.01.2014, rruga e tranzitit në Prizren, saktësisht në hotel ‘VilaA1’ e pandehura rekruton, organizon, ndihmon ose kontrollon personin tjetër për qëllime prostitucioni, në atë mënyrë që në këmbim të parave ndihmon të dëmtuarat me inicialet R.T. vajza e të pandehurës dhe E.Q. vajza e motrës së të pandehurës, që të kryejnë prostitucion me persona të tjerë, në këtë rast punëtorët e involvuar të policisë kishin simuluar blerje të shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshëm prej 120 euro”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Prizren.

Më Shumë

Mbahen homazhe në 27-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt

Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari i AAK-së, Ramush...

Kjo është 24 vjeçarja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit

Një grua ka humbur jetën dje në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren. Ajo në spital ishte pranuar në gjendje të rëndë. Familjarët e...

Moti sot me shi

Ylli në finale

Lajmet e Fundit