Prizren, gjykata lëshon urdhërarrest ndaj të akuzuarit për armëmbajtje pa leje

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca fillestare kundër të akuzuarit për armëmbajtje pa leje, Fehmir Miftari.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Ajser Skenderi tha se, me 17 korrik 2020, gjykata ka kërkuar nga stacioni policor në Reqan informata lidhur me vendndodhjen e të akuzuarit, ku me 21 korrik janë njoftuar se i njëjti jeton diku në Gjermani.

Pas kësaj, prokurori Genc Nixha kërkoi nga gjykata që ndaj të pandehurit Miftari të lëshohet urdhërarrest, me qëllim të sigurimit të prezencës së tij.

Në këto rrethana, gjykatësja Skenderi mori aktvendim për aprovimin e kërkesës së prokurorit Nixha, që për të akuzuarin Miftari do të lëshohet urdhërarrest, duke shtuar se gjykata do të merr aktvendim për pezullim të procedurës.

“Shqyrtimi i radhës do të caktohet në momentin kur të sigurohet prezenca e të akuzuarit”, deklaroi gjykatësja.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 7 tetor 2019, i pandehuri Fehmir Miftari akuzohet se më 26 tetor 2018, rreth orës 14:50 minuta, në afërsi të rrugës së re të fshatit Zaplluxhe të Komunës së Dragashit, në drejtim të Prizrenit, nga patrulla e policisë ishte vërejtur se ishte i ndaluar me automjetin e tij “Toyota RAV 4”.

Sipas aktit akuzues, gjatë kontrollit të automjetit policia kishte gjetur një armë me gaz “ZORAKI M 906” (pistoletë frikësuese), kalibri 9mm, prodhim i Turqisë, 33 fishek të armës me gaz, plumba qorr, një karikator i së njëjtës pistoletë, si dhe një fotrollë me ngjyrë të zezë për pistoletën.

Me këto veprime, ai akuzohet ka kryer veprën penale “mbajta në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit