Prizren, hapet ekspozita `Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999

Sot, në Prizren, është hapur ekspozita “Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999”,  realizuar nga prof. dr. Nusret Pllana, Hasan Morina dhe Esat Shala.

 

Bëhet e ditur se në këtë ekspozitë mori pjesë kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, familje të dëshmorëve e martirëve, shoqata të luftës e qytetarë.

Ekspozita, që shfaq imazhe të kësaj periudhe, përfshirë vrasjet makabre të mekanizmit ushtarak serb, rikujton se institucionet e sotme janë pasojë e sakrificës së pashoqe të popullit që kulmoi me luftën e UÇK-së.

“Duhet të jemi mirënjohës e ta çmojmë lirinë dhe shtetësinë si dhe të punojmë fort për ta zhvilluar vendin edhe më shumë. Këtë periudhë të rëndësishme dhe të vlefshme historike, është me rëndësi t’ia kujtojmë gjeneratave të reja dhe inkurajoj qytetarët e Komunës së Prizrenit që ta vizitojnë ekspozitën. Hapja e ekspozitës përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s në caqet serbe 24 vite më parë, që shënoi fillimin e fundit të vuajtjeve të popullit shqiptar në Kosovë, për çfarë jemi mirënjohës të gjithë. Lavdi të të rënëve për lirinë e Kosovës!” – u shpreh kryetari Totaj

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Lajmet e Fundit