8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Prizren / Lirohen nga akuza dy policët e akuzuar për veturën e pazhdoganuar

Gjykata Themelore e Prizrenit, i ka liruar nga akuza dy zyrtarët policorë, Flurim Tafolli dhe Rexhep Krasniqi, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Tafolli dhe Krasniqi, akuzoheshin se e kanë liruar një veturë të vetaksidentuar, megjithëse ajo ka rezultuar e pazhdoganuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimin ndaj tyre e ka shpallur gjykatësja, Ajser Skenderi, në seancën e së mërkurës, duke thënë se gjykata nuk ka gjetur prova se ata e kanë kryer veprën në fjalë.

Ndryshe, ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 26 shkurt 2018, me të cilën të pandehurit akuzohen se duke vepruar në cilësinë e zyrtarëve policorë, më 12 shtator 2017, kanë liruar një veturë të vetaksidentuar,  megjithëse e njëjta ka rezultuar e pazhdoganuar.

Sipas aktakuzës, në automjetin e liruar nga të pandehurit kanë qenë të vendosura tabelat e regjistrimit të një automjeti tjetër, andaj sipas organit të akuzës, ata është dashur ta dërgojnë automjetin në terminal doganor, e jo ta lirojnë. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Delirium

Lajmet e Fundit