Trupi gjykues në Gjykatën Themelore të Prizrenit, i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë, dje ka shpallur fajtorë tetë persona për trafikim migrantësh, njofton kumtesa nga Gjykata, raporton PrizrenPress.
Ata, pos dënimit në total me mbi 30 vjet burgim, janë gjobitur për edhe me të holla.
Janë dënuar:
1- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale A.Ç, me kombësi dhe shtetësi turke për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar jo vetëm si pjesëtarë i grupit por duke organizuar dhe udhëzuar të tjerët në veprën e kontrabandës me migrantë, në bashkëkryerje dhe në vazhdim, dënohet me 7 vite e 3 muaj burgim dhe të paguaj gjobën në shumën prej 1000€.
Gjykata vendos të aplikoj dënimin plotësues të ‘dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës’ për periudhën prej 7 viteve për të akuzuarin me iniciale A.Ç. duke filluar nga dita kur ky vendimi merr formën e prerë.
2- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale M.B, me kombësi shqiptar i Kosovës dhe shtetësi të Kosovës, për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit në bashkëkryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 6 veprave penale të kontrabandës me migrantë, në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 5 vite e 3 muaj burgim.
3- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale A.M, me kombësi turk i Kosovës dhe me shtetësi të Kosovës për veprën penale të kontrabandës me migrant në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit në bashkëkryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 7 veprave penale të kontrabandës me migrant, në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 5 vite burgim.
4- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale M.A, me kombësi dhe shtetësi turke për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit në bashkëkryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 2 veprave penale të kontrabandës me migrantë, në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 3 vite e gjashtë muaj burgim.
5- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale A.B, me kombësi shqiptar i Maqedonisë dhe shtetësi të IRJM-së, për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit, në bashkë-kryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 3 veprave penale të kontrabandës me migrantë në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 4 vite burgim.
Gjykata vendos të aplikoj dënimin plotësues të ‘dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës’ për periudhën prej 4 viteve për të akuzuarin me iniciale A.B. duke filluar nga dita kur ky vendim merr formën e prerë.
6- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale I.P, me kombësi shqiptar i Kosovës dhe shtetësi të Kosovës për veprën penale të angazhimit në kontrabandën me migrantë, në bashkëkryerje, dënohet me dënim prej 2 vite e 3 muaj burgim dhe të paguaj një gjobë prej 400€.
7- Në lidhje me pikën 6, i akuzuari me iniciale A.G, me kombësi shqiptar i Kosovës dhe shtetësi të Kosovës për veprën penale të angazhimit në kontrabandën me migrantë, në bashkëkryerje dënohet me dënim prej 1 viti burgim dhe të paguaj gjobën në shumën prej 200€. Gjykata vendos të pezullojë ekzekutimin e burgimit për A.G. nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale për periudhën verifikuese prej 2 viteve.
8- Në lidhje me pikën 8,i akuzuari me iniciale T.Y, me kombësi dhe shtetësi turke, për 2 vepra penale të angazhimit në kontrabandën me migrantë, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi , në formën e cekur dënohet me dënim prej 2 viteve burgim dhe të paguajë një gjobë në shumën prej 400€. Gjykata vendos të pezullojë ekzekutimin e burgimit për A.G. nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale për periudhën verifikuese prej tri viteve.
Periudha e kohës së kaluar në paraburgim do të llogaritet gjatë ekzekutimit të dënimeve me burgim.
Në lidhje me pikën 1, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A. Ç, M.B, A.M, A.B, I.P dhe M.A të pafajshëm për veprën penale të krimit të organizuar.
Në lidhje me pikën 2, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A.G. dhe T.Y të pafajshëm për veprën penale të pjesëmarrjes në krim të organizuar.
Në lidhje me pikën 3, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A. Ç dhe A.B. të pafajshëm për veprën penale të kontrabandimit me migrantë.
Në lidhje me pikën 4, gjykata e shpall të pandehurin me iniciale A. Ç të pafajshëm për veprën penale të kontrabandimit me migrantë.
Në lidhje me pikën 9, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A. Ç, M.B, A.M dhe A.B të pafajshëm për veprën penale të shpëlarjes së parave.
Të gjitha palët kanë të drejtë ta kundërshtojnë aktgjykimin e shpallur brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga momenti që ata e pranojnë atë, dhe në mënyrë specifike në lidhje me aktvendimin e posaçëm mbi paraburgimin dhe masës restriktive të paraqitjes në stacionin policor, ata e kanë të drejtën e njëjtë brenda njëzet e katër orëve të numëruara nga momenti që ata e pranojnë atë. Aktvendimi i veçantë iu është dërguar sot palëve. /PrizrenPress.com/