4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren: Një 50 vjeçar në gjendje të rëndë pasi u ther me thikë

Një person i moshës rreth 50 vjeçare është në gjendje të rëndë pasi është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Lidhur me rastin policia ka arritur që t’i arrestojë dy persona të dyshuar.

Sipas policisë deri tek rasti ka ardhur pas një fjalosje, ku i dyshuari R.B e ka goditur me thikë viktimën A.S.

Pas shiqimit të vendit të ngjarjes, organet e rendit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë në cilësi të provave materiale, një gyp të metalit dhe një thikë.

“Patrulla policore ju ka përgjigjur rastit dhe aty është kuptuar se pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike. dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç. Në ketë rast dyshohet se i dyshuari R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor”.

“Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë”.

Njoftimi i plotë:

Më 22.06.2022, rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren, është raportuar se ka ndodhur një rast “Lëndim i rëndë trupor (therrje me thikë).
Patrulla policore ju ka përgjigjur rastit dhe aty është kuptuar se pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike, ku dy të dyshuarit në vijim:

R. B., i datëlindjes 1954 m/sh/k dhe
A. Sh., i datëlindjes 1970  m/sh/k…
dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç. Në ketë rast dyshohet se i dyshuari R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.
Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë.

Patrullat policore, në koordinim me hetuesin kujdestar dhe prokurorin kujdestar,  janë duke ndërmarre veprimet e para hetimore lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit. Njësite policore gjate shqimit dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

Një gyp të metalit dhe
Një thikë

Ne lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë. Rasti po hetohet nga  sektori rajonal i hetimeve.

 

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Lajmet e Fundit