Prizren: Një muaj paraburgim burrit që dyshohet se rrahu bashkëshorten për shkak të televizorit

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.Q. që dyshohet se kishte rrahur bashkëshorten e tij për shkak të televizorit.

Siç thuhet në njoftim të gjykatës, i pandehuri, më 15 prill, në orët e mesditës për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshorten rreth televizorit, e kishte sulmuar me grushte në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Kjo gjykatë ka caktuar masën e paraburgimit duke thënë se ka marrë parasysh edhe deklarimin e të dëmtuarës që ka thënë se i pandehuri kishte ushtruar dhunë ndaj saj edhe në të kaluarën.

“Andaj, nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i ligjshëm dhe i domosdoshëm, pasi që në rastin konkret kemi të bëjmë me veprën penale të lëndimit të rëndë trupor ku viktimë është personi i ndjeshëm dhe i pandehuri është në marrëdhënie familjare, me të cilën vepër penale kanoset apo dëmtohet integriteti trupor i njeriut si një nga të drejtat elementare e fondamentale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit