32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Prizren, një muaj paraburgim ndaj shtetasit të Serbisë, i dyshuar për kontrabanim me migrantë

Gjykata Themelore në Prizren ka marr aktvendim për të pandehurin Bojan Damjanoviq, shtetas i Serbisë,  për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Sipas aktvendimit, të përpiluar nga gjyqtarja e procedurës paraprake Raima Elezi sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, ka marr aktvendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarit Bojan Damjanoviq, shtetas i Serbisë, i cili po akuzohet për veprën penale kontrabandimi me migrantë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Damjanoviq, do të llogaritet nga 07 tetor e deri më 06 nëntor 2020.

Ndryshe në bazë të aktvendimit për fillimin e hetimeve të marrura nga prokurori Mehdi Sefa, Bojan Damjanoviqi dyshohet se më 07.10.2020 rreth orës 13:10 minuta në Terminalin Doganor në Prizren merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në atë mënyrë se me kamionin e markës “Mercedes” me regjistrim te Serbisë si dhe me një rimorkio të vogël, mundëson hyrjen në territorin e Kosovës pa dokumente të identifikimit pesë shtetaseve të Avganistanit. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së në Dragash

Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK-së. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe...

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Lajmet e Fundit