Prizren/ Një muaj paraburgim për posedim të lëndëve narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit me iniciale E. V. nga fshati Reqan, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 15.11.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 15.12.2019

“Me datë 15.11.2019, rreth orës 23.00, në vendin e quajtur “Biraq”, deri sa ishte në automjetin e tipit “Opel-Zafira”, me tre persona tjerë në trup ka mbajtur të fshehur në një qese një sasi më të madhe të dyshuar të narkotikut të llojit “marihuanë” dhe në një qese më të vogël brenda të cilës kanë qenë të përgatitura për shpërndarje dy paketime të vogla të narkotikut të dyshuar t llojit “marihuanë”, në peshë të përgjithshme rreth. 14.71 gr”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit