5.3 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Prizren/Një muaj paraburgim për shitje të narkotikëve, kultivim kanabisi dhe posedim të armëve

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj të pandehurit S.T., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.T., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: I pandehuri S.T., nga data e pavërtetuar e deri më tani, pa autorizim shpërndan, shet, transporton, dorëzon, ndërmjetëson, dërgon në transit, substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri, blen substanca narkotike të llojit “mariuhanë”, në sasi të mëdha rreth 400 kg në javë, nga disa persona nga Republika e Shqipërisë, të njëjtën e sjell në Republikën e Kosovës, përmes rrugëve ilegale, ku më pas e shet në qytete të ndryshme të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën nga Gjykata.

Po ashtu, i pandehuri S.T., me datë të pacaktuar deri më datë 03.10.2021, në periudhën kohore 18:10-22:00 në vend të fshehtë afër Prizren rreth lumit Drini i Bardhë, i pandehuri pa autorizim kultivon bimë “kanabis sativa” si dhe pas kontrollimit të shtëpisë dhe bastisjes së shtëpisë së tij në kulm është gjetur se i njëjti posedon substanca psikotrope të dyshuar si i llojit “marihuanë” me qëllim të shitjes, njoftohet tutje.

Gjithashtu, me datë 03.10.2021, gjatë një bastisje në shtëpinë e të pandehurit i njëjti mban në pronësi dy pushkë gjuetie dhe 15 fishekë të kalibrit 12 mm., dhe një pistoletë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, komunikoi Gjykata.

Më Shumë

Gjyqtarja Kadire Rexha nis detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykata Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtaren Kadire Rexha, e cila nga sot ka nisur zyrtarisht detyrën e saj...

I kishin premtuar se do ta dërgojnë jashtë shtetit për shërim duke e dëmtuar në vlerë 130 mijë euro – arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në vitin 2023, ku dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që kishin mashtruar viktimën,...

Lajmet e Fundit