2.8 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Prizren: Një muaj paraburgim të dyshuarit që rrahu bashkëshorten e djalit

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji D.N. për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e djalit të tij.

Sipas njoftimit nga Gjykata, më datë 28 shkurt në Prizren në shtëpinë e tyre i pandehuri i ka shkaktuar lëndim trupor dhe përkohësisht ia ka dëmtuar shëndetin të dëmtuarës.

Pas një mosmarrëveshje të çastit, ditën kritike, i pandehuri i revoltuar nga dyshimet e tij se e dëmtuara nuk po kujdeset për fëmijën e saj, fillimisht e ka ofenduar me fjalë, pastaj edhe e ka sulmuar fizikisht duke e kapur në krahun e majtë, e godet me grushte në pjesën e fytyrës si pasojë e së cilës e dëmtuara rrëzohet në tokë, me ç’ rast të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, sipas raportit mjekësor.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, për rrjedhën e pa penguar të procedurës hetimore, parandalimin e përsëritjes së veprës penale, apo kryerjen e një vepre penale edhe më të rëndë, andaj ndaj të pandehurit u caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Më Shumë

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare 

Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.   Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Lajmet e Fundit