15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Prizren: Paraburgim ndaj dy të pandehurve për kontrabandë me migrantë

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurve Xh.Beka dhe E.Gllogovci, që të dy nga Mitrovica.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘kontrabandimi me migrantë’.

“Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 13.07.2015 në ora 01:00 dhe do të zgjasë deri me datën 12.07.2015”, thotë zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 13.07.2015 rreth orës 00,14 minuta në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren në afërsi të Vërmicës, të pandehurit merren me kontrabandim me migrantë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, në atë mënyrë që me automjetin e tyre “Golf2” mundësojnë shtetasve Sirian hyrje të paligjshme në territorin e Kosovës me destinacion të përcjelljes për në Mitrovicë për një shumë të caktuar mjetesh”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit