2.2 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Prizren/ Paraburgim personit me probleme psikike

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, i ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me iniciale B.RR nga fshati Kobaj, Komuna e Prizrenit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Në njoftimin për media, Gjykata thotë se me datën 29.03.2019, rreth orës 21:10 minuta, në shtëpinë e tij familjare në fshatin Kobaj-Komuna e Prizrenit, “i pandehuri ka gjuajtur me armë fillimisht jashtë shtëpisë dhe pastaj edhe në dhomën e gjumit tek prindërit e tij”.

“Pas arrestimit i njëjti ka tentuar të arratiset, ka sulmuar policët të cilët kanë tentuar ta ndalojnë dhe është ndaluar nga ana e policisë jashtë Stacionit Policor ku sërish është arrestuar. Nga deklarata e prindërve shihet se i pandehuri ka probleme psikike dhe çrregullime mendore si dhe është agresiv. Gjithashtu në shkresat e lëndës është bashkangjitur raporti mjekësor i QKMF në Prizren, lidhur me trajtimin mjekësor që i është dhënë të dëmtuarve – policëve me iniciale V.K. dhe M.I. viktimave nga sulmi fizik”, thotë Gjykata Themelore e Prizrenit.

Sa i përket kërkesës për zbatimin e ekzaminimit psikiatrik të propozuar nga prokurori i shtetit, gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore që të pandehurit t’i caktohet paraburgimi dhe t’i urdhërohet ekzaminimi psikiatrik, duke pasur parasysh se i pandehuri nuk është deklaruar në Polici, i ka sulmuar policët, e ka kërcënuar mbrojtësin e tij dhe ka qenë agresiv gjatë tërë kohës së ndalimit duke mos komunikuar.

“Gjatë seancës, gjyqtarja e procedurës paraprake nuk ka mundur të komunikojë me të pandehurin i cili është sjellë nga ana e Forcave Speciale të Policisë, pasi që policët e rregullt nuk kanë mundur ta sjellin para gjykatës. Pasi që i pandehuri ka shenja të çrregullimit psikik, gjykata ka urdhëruar që të bëhet ekzaminimi psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, pranë QKUK-së në Prishtinë”, deklaron më tej kjo gjykatë.

Duke pasur parasysh rrethanat e kryerjes së veprës penale, karakteristikat personale të të pandehurit si dhe faktin se palët jetojnë në një shtëpi, sipas konstatimit të gjykatës “caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 29.03.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 29.04.2019.

Më Shumë

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren, raporton PrizrenPress. Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë,...

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Lajmet e Fundit