17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Prizren: Polici Nuridin Begolli, lirohet nga akuza për keqpërdorim të informatës zyrtare

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur të pafajshëm rreshterin policor, Nuridin Begolli, i cili akuzohej për keqpërdorim të informatës zyrtare.

Vendimin e trupit gjykues e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, e cila ka thënë se në veprimet e të akuzuarit nuk formohen elementet e veprës penale për të cilën akuzohej.

Elezi, po ashtu ka udhëzuar të dëmtuarin Deli Hoxha, që kërkesën e tij pasurore-juridike, ta realizojë përmes kontestit të rregullt civil.

Ndryshe, rreshteri i Policisë së Kosovës, Nuridin Begolli, akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prizren, se në cilësinë e zyrtarit policor, ka zbuluar informatën zyrtare për personin tjetër, duke i dhënë atij një përparësi që nuk i takon.

Sipas aktakuzës, Begolli ka njoftuar qytetaren A. K., për numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes, të kryera nga qytetari Deli Hoxha, e i cili informacion, ka ndikuar në prishjen e raporteve në mes këtyre dy personave. /betimiperdrejtesi.com/

Më Shumë

Vashat e Bashkimit drejt titullit, presin Pejën 03 në finalen e katërt në Prizren

Bashkimi rikthehet në parket për ndeshjen e katërt finale të Play-Off-it në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku do të përballet me...

Prishtina e Re përmbys Malishevën në fund

Prishtina e Re ka shënuar fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Malishevës, duke triumfuar 2-1 në një ndeshje dramatike. Pjesa e parë u mbyll pa...

Lajmet e Fundit