21.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Prizren: Policia e Kosovës e gatshme të mbrojë dhe të promovojë trashëgiminë kulturore

Më shumë se 50 zyrtarë të policisë u mblodhën në Prizren këtë javë për të marrë pjesë në një trajnim tre-ditor mbi mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, në kuadër të projektit “Ndërtimi i Besimit Përmes Mbrojtjes Kulturore” të financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Njësiti i Policisës së Kosovës për mbrojtjen e objekteve fetare dhe të trashëgimisë kulturore, drejtoria për planifikimin dhe vlerësimin operacional në Prishtinë, njësiti i policisë në komunitet dhe zyrtarët e policisë nga stacionet lokale që ndodhen në afërsi të objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë janë trajnuar në ofrimin e shërbimeve më të mira policore komuniteteve, vendeve të trashëgimisë kulturore dhe në sigurimin e mbrojtjes së pronës dhe sigurinë e njerëzve pa dallim etnie, gjuhe apo gjinie.

Për më tepër, trajnimi u përqëndrua në forcimin e njohurive mbi sfidat që kanë të bëjnë me punën policore në mjedise shumë-etnike dhe gjithashtu, përmes metodave të angazhimit të komunitetit, në ngritjen e respektit, besimit dhe mirëbesimit në mes të Policisë së Kosovës dhe të gjitha komuniteteve.

Zyrtarët për komunikim të Policisë së Kosovës u njohën edhe me aftësitë e nevojshme të komunikimit për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efektive me komunitetet në baza ditore.

Përveç kësaj, gjatë trajnimit tre-ditor, pjesëmarrësit përforcuan njohuritë e tyre mbi këto tema duke analizuar studime të rasteve të ndryshme dhe përmes seancave të diskutimit.

Përfaqësuesi i komunitetit islam, Imam Ali Veizaj, përfaqësuesi i kishës ortodokse serbe Igumani Ilarion nga manastiri Draganac dhe Pal Baftiaj nga Caritas Kosovë përfaqësues i kishës katolike, folën mbi rëndësinë e mbrojtjes së objekteve fetare, si dhe mbi vlerën e këtyre objekteve për trashëgiminë kulturore të vendit.

Në muajin nëntor, u organizua një vizitë studimore katër ditore në Irlandën e Veriut ku morën pjesë shtatë policë të nivelit të lartë nga Policia e Kosovës. Kjo ishte një mundësi që zyrtarët e policisë të shkëmbejnë përvoja të ndryshme me zyrtarët policorë në Belfast, dhe për të mësuar në lidhje me angazhimin e institucioneve të tjera civile në ngjarje të veçanta dhe situata potencialisht të paqëndrueshme.

Projekti Ndërtimi i Besimit Përmes Mbrojtjes Kulturore përqëndrohet në rinovimin, zbukurimin dhe rehabilitimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë për Siguri të ndërtesave dhe Trashëgimisë Kulturore të Policisë së Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e tolerancës ndëretnike dhe respektin për identitetin kulturor dhe të trashëgimisë.

Më Shumë

Prevalla, natyrë pa përkujdesje

Prevalla vazhdon të mbetet një prej vendeve më të vizituara nga qytetarët, jo vetëm nga Kosova, por edhe jashtë saj. Por, vizitorët ende po...

Dështon edhe përpjekja e 27 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për herë të 27-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet...

Lajmet e Fundit