Prizren: Refuzohet bartja administrative e pronës së ish-APJ-së në pronë publike

Kuvendi i Komunës së Prizrenit të enjten nuk e ka përfillur kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rishqyrtimin e vendimit të marrë në muajin shtator për bartjen administrative të pronës së ish-Sekretariatit Federativ për Mbrojtje Popullore (ish-APJ-së) në prona publike komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Anëtarët e KK-së as që kanë votuar për këtë çështje, pasi që paraprakisht drejtori i Urbanizmit ka sqaruar se kërkesa e MAPL-së ka ardhur jashtë afatit ligjor dhe se nuk mbështetet në nenet në fuqi të Kushtetutës. Në këtë situatë këshilltarët kanë thënë se nëse këto fakte qëndrojnë atëherë Ekzekutivi duhet ta zbatojë vendimin dhe të mos e sjellë sërish në KK për rishqyrtim.

Drejtori i Urbanizmit, Visar Islamaj, ka pohuar se vendimi në fjalë është marrë me qëllim të funksionalizimit të Parkut të Biznesit dhe se MAPL-ja ka dërguar kërkesë KK-së së Prizrenit për rishqyrtimin e tij pas kalimit të afateve ligjore.

Drejtori Islamaj ka shprehur qëndrimin se vendimi është i ligjshëm dhe se komuna tenton që të krijojë vend për investitorët që të zhvillojnë bizneset e tyre.
Kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Kujtim Gashi, nuk e ka vënë në votim rishqyrtimin e vendimit të marrë në muajin shtator për bartjen administrative të pronës së ish-Sekretariatit Federativ për Mbrojtje Popullore (ish-APJ-së) në prona publike komunale, duke pohuar se MAPL-ja mund të ngrejë kontest administrativ në gjykatën përkatëse

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit