10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren/ Policia jep detaje për shoqërimin e zyrtarit të AUV-it, i cili dyshohet se njoftoi bizneset për inspektimet lidhur me masat antiCOVID-19

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shoqërimin në polici të zyrtarit e AUV-it i cili dyshohet se ka njoftuar paraprakisht disa biznese për operacionet e policisë dhe inspektorëve lidhur me zbatimin e masave antiCOVID-19.

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se zyrtari i AUV-it ishte në kryerje të detyrës i asistuar nja njësiti policor duke inspektuar bizneset dhe shqiptuar gjoba për shkeljen e masave anti COVID 19.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar person zyrtar i AUV-së është shoqëruar në stacion policor për shkak të dyshimit se përmes telefonit i kishte dërguar sms një pronari të një marketi. I dyshuari kishte qenë në kryerje të detyrës i asistuar nga njësiti policor duke inspektuar bizneset dhe shqiptuar gjoba për shkeljen e masave anti COVID 19. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndryshe lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Pas disa veprimeve hetimore, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se një zyrtar i AUV-it (inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës) dyshohet se është duke lajmëruar bizneset të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë”, thuhej në njoftimin e IPK-së.

IPK ka bërë të ditur se ndaj zyrtarit të AUV-it nga ana e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare”. /Telegrafi/

Më Shumë

58 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

58 aksidente trafiku të ndodhura janë raportuar brenda 24 orëve. 15 nga to janë me të lënduar, ndërsa 43 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë...

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky rast nuk raportohet se ka ndonjë person të lënduar, por vetëm me dëme materiale. E...

Lajmet e Fundit