Prizren/ Prezantohet rrejshëm si polic dhe ua merr nga dy mijë euro tre personave

Një person është arrestuar pasi ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor dhe kishte vënë në lajthitje tri persona duke ua marr nga 2.000 euro.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24.09.2022 në rrugën “Ibrahim Thaçi”, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte vënë në lajthitje tri viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë atyre nga 2000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit