8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Prizren: Prokuroria akuzon dy persona dhe një agjenci punësimi për mashtrim me viza pune

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve H.B., Z.D., (si persona përgjegjës në kuadër të personit juridik) dhe personit juridik  “T.&Z.” Sh.P.K., nën dyshimin për mashtrim me viza pune.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo prokurori, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktakuzës, nga muaji nëntor 2020 deri më 19 prill 2021, në rrugën “Zanat” në Prizren, saktësisht në lokalin e tyre “T.&Z.” Sh.P.K., me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke fshehur faktet, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personave tjerë, i mashtrojnë dhe vazhdojnë lajthimin e personave tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit: L.K., P.F.,V.S., S.T., Gj.S., E.K., Sh.S., E.F., J.D., K.Sh., D.J., dhe F.K., që të njëjtit të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre.

Aktakuza thotë se të pandehurit, me qëllim të përfitimit pasuror më 22 tetor 2020 krijojnë biznesin “T.&Z.” SH.P.K., si agjenci punësimi kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shumat prej 300 deri në 500 euro.

Mirëpo, thuhet se asnjërit prej tyre nuk i rregullojnë dokumentacionin e premtuar, me ç’ rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material, ndërsa për vete në kuadër të veprimtarisë afariste në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 5 mijë e 750 euro.

Me këtë, ngarkohen se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se i është propozuar gjykatës që t’i urdhërojë kryesit e veprës? penale për të paguar shumë të barasvlershme ndaj të dëmtuarve ose nga të njëjtit të konfiskojë çdo pasuri me vlerë të barasvlefshme.

Më Shumë

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Delirium

Lajmet e Fundit