4.8 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Prizren: Sekuestrohen 822 kilogramë duhan refuz, i dyshuari në kërkim

 Prokuroria Themelore në Prizren njofton se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë kryer një kontroll në një lokacion në Prizren, ku janë sekuestruar 882 kilogramë duhan refuz, ndërsa i dyshuari po kërkohet ende.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Prokurori, ku thuhet se vlera e shmangies nga akciza dhe TVSH, arrin në 54 mijë e 867 euro e 76 centë.

“ Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, në bazë të urdhëreses verbale nga gjykata për urdhër kontroll, ka kryer kontrollin në një lokacion në rrugën “Kuksi” në Prizren, në të cilën ka sekuestruar 822 (tetëqindenjëzetëedy) kilogram duhan refuz, 102,000.00 (njëqindedymijë) cigare të llojeve të ndryshme pa banderola dhe një makinë për grirjen e duhanit, të cilat në bazë të vlerësimit nga sektori i Vlerës së Doganave, shmangia nga akciza dhe TVSH arrin vlerën prej 54,867.76 (pesëdhjetëekatërmijëetetqindegjashtëdhjetëeshtatë) Euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se në bashkëpunim me Doganat e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit, i cili rezulton të jetë shtetas i huaj dhe për momentin është i paarritshëm.

Më Shumë

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Përballjet e fundit para Final 4

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit para Final 4 në Ligën Unike të Meshkujve. Dy ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit B, përkatësisht...

Lajmet e Fundit