Prizren: Shkoi ta kërkojë borxhin, shoku e plagosi me thikë (Video)

Plagën ia shkaktoi një shok. Naser Pajaziti nga Prizreni u qëllua tri herë me thikë në shpinë nga ana e A.SH, kur shkoi që t’i kërkojë borxhin e dhënë muaj më parë.

Pajaziti thotë se ai iu gjend kolegut të tij të punës kur i gjeti para borxh, duke e ndihmuar që të dalë nga kriza. Ndërsa dorasi A.SH, menjëherë pas veprës penale është kapur nga policia.

Klan Kosova ka tentuar që të flasë më familjarët e të arrestuarit, por kjo nuk ka qenë e mundur. Ndërsa viktima thotë se të enjten i erdhi në spital për vizitë babai i të arrestuarit, që t’i kërkojë falje për të birin.

Sipas mjekëve në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjendja e Pajazitit është përmirësuar dhe brenda dy ditësh pritet që të lirohet nga spitali.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit