18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Prizren/ Shpallet aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit për kanosje

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit për kanosje, Petrit Dibrani.

Aktgjykimi u shpall nga gjykatësi Fatmir Krasniqi, pasi prokurori Shpend Binaj hoqi dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit Dibrani.

Në seancën e së hënës ishte paraparë të dëgjohej dëshmia e të dëmtuarit në këtë rast, Labinot Hoxha.

Mirëpo, në procesverbalin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i dëmtuari Hoxha tërhiqet nga propozimi për ndjekje penale ndaj të akuzuarit, me arsyetimin se me të njëjtin tanimë nuk ka asnjë mosmarrëveshje.

Sipas të dëmtuarit Hoxha, edhe pse që nga paraqitja e rastit në polici e deri më tani është takuar rreth tre herë me të akuzuarin Dibrani, nuk ka pasur më asnjë problem me të, për çka dhe vullnetarisht dëshiron të tërhiqet nga propozimi i tij.

Në këto rrethana, sipas procesverbalit, prokurori Binaj tërhiqet nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit Petrit Dibrani, me ç’rast gjykatësi Krasniqi shpall aktgjykim refuzues.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 5 qershor 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Petrit Dibranit, me arsyetimin se i njëjti, më 28 mars 2018, rreth orës 15:40, në rrugën “William Woker” në Prizren, seriozisht e kanos të dëmtuarin Labinot Hoxha, me fjalë, vepra apo gjeste.

Sipas organit të akuzës, thuhet se i akuzuari Dibrani, pas një mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarin Hoxha lidhur me punësimin e tij në firmën e të njëjtit, në ditën kritike, derisa i dëmtuari ishte në automjet me familjarët e tij, ai papritur e godet xhamin e automjetit me grusht dhe i kanoset me fjalët “qenke me familje por ta rregulloj punën unë tjetër ditë.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Dibrani, të dëmtuarit Labinot Hoxha shkakton ankth, frikë dhe pasiguri.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “kanosja” nga neni 185 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: “Ja ku po shkojmë”

Kylian Mbappe është rrugës për t’u bërë galaktiku i radhës i Real Madridit. Sulmuesi francez njoftoi fundjavën e kaluar se po largohet nga Paris Saint-Germain. Natyrisht...

Lajmet e Fundit