25.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Prizren: Zebra shumëngjyrëshe, për të shtuar sigurinë në trafik

 

EC Ma Ndryshe, gjatë të enjtes dhe të premtes, ka realizuar performancën publike “Zebra shumëngjyrëshe”.

Qëllimi i kësaj performance publike është shtimi i vëmendjes për sigurinë në trafik, ashtu që ngasësit e automjeteve dhe këmbësorët të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Ndër rrugët më të frekuentuara nga nxënësit dhe automjetet në qytetin e Prizrenit janë ato në afërsi të Shkollave fillore dhe të mesme të ulëta “Mustafa Bakiu” dhe “Emin Duraku” si dhe shkollës së mesme “Remzi Ademaj”. Për këtë arsye pranë këtyre shkollave zebrat janë dizajnuar në atë mënyrë që t’i nxisin këmbësorët e posaçërisht fëmijët që ta kalojnë rrugën në vendkalimin e paraparë, derisa për ngasësit janë ngjyrat më të ndritshme dhe të dallueshme për t’i paralajmëruar ata që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në këto zona.

EC bën thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që t’i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të kenë kujdes të shtuar në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e askujt.

Ky aktivitet u organizua ne kuadër të projekti “Qytetet Gjithëpërfshirëse” – promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje” i cili përkrahet financiarisht nga Olof Palme International Center, që përkrahet nga Qeveria e Suedisë.

Më Shumë

Tentativë vjedhjeje në një bankomat në Rahovec, autorët ende ta paidentifikuar

Një tentativë për vjedhjen e një bankomati në fshatin Xërxë të Rahovecit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Sipas...

Nën efektin e alkoolit sulmon bashkëshorten, arrestohet burri në Rahovec

Një burrë kosovar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rahovec pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit