9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Prizreni 16 fiton në Ligën Unike

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 86:95 (17:26, 7:22, 33:23, 29:24), në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, me vendasit që e nisën më mirë 11:5, por mysafirët shpejt e barazuan rezultatin në 13:13 dhe kaluan në epërsi, që e rritën deri në nëntë pikë, 17:26. Në periudhën e dytë mysafirët ishin bindshëm më të mirë, duke dominuar në mbrojtje e në sulm, dhe si bllokuan në tërësi kundërshtarët që për dhjetë minuta shënuan vetëm shtatë pikë, kurse në pushim shkuan me epërsi të dyfishtë 24:48.

Në periodën e tretë, vendasit ishin më të mirë që arritën të shkrijnë epërsinë në vetëm dhjetë pikë, 48:58, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:71. Skuadra e Kamzës vazhdoi me lojë të mirë edhe në dhjetë minutat e fundit, ku ngushtoi shifrat në vetëm pesë pikë, 81:86, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Prizreni 16 triumfoi me rezultat 86:95.

Te Kamza Basket u dallua Gerad Davis me 35 pikë, katër kërcime dhe nëntë asistime dhe Eric Ëilliams me 18 pikë dhe dhjetë kërcime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 21 pikë e nëntë asistime, Courtney Fells me 20 pikë e 13 kërcime, Urim Zenelaj me 13 pikë e 15 kërcime dhe Arti Hajdari me 24 pikë, transmeton IO.

Kamza ka dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse Prizreni 16 ka pesë fitore dhe tri humbje.

Më Shumë

Rahoveci përfundon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime

Komuna e Rahovec ka përfunduar ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga...

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Lajmet e Fundit