17 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Prizreni ankohet për furnizim të mangët me barnat e Listës esenciale

Drejtuesit e kujdesit parësor shëndetësor në Prizren, të mërkurën, kanë shprehur shqetësimin për furnizimin e mangët me barna të listës esenciale nga niveli qendror.

Sipas tyre, lista përkatëse nuk i përmbush as 30 për qind të nevojave të pacientëve të shëndetësisë primare dhe se situata rëndohet me tepër me furnizimin e mangët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata kanë theksuar se në këtë situatë janë detyruar që të shpenzojnë mjete nga buxheti komunal i shëndetësisë për blerjen e barnave esenciale për pacientët e Komunës së Prizrenit.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka pohuar se problemi i furnizimit me barna të listës esenciale është thelluar në gjysmën e dytë të këtij viti.

“Furnizimi me medikamente bëhet nga Ministria e Shëndetësisë sipas listës esenciale, ku planifikimi vjetor bëhet nga DSH-ja, përkatësisht Barnatorja qendrore e QKMF-së. Sipas planifikimeve tona në 6-mujorin e parë sa u përket medikamenteve vlera ka qenë 224 mijë euro, dhe ne jemi furnizuar me barna në vlerë 221 mijë euro. Në 6-mujorin e dytë ka filluar problemi më i madh, ku sipas planifikimit të aprovuar nga MSH-ja vlera e medikamenteve është 226 mijë euro dhe deri në tetor ne jemi furnizuar me medikamente në vlerë 115 mijë euro”, ka thënë Shehu, gjatë një konference për media, ku janë shpalosur sfidat aktuale të DSH-së.

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, prezanton planin për shëndetësi në rajonin e Hasit: Shërbime të përditshme për çdo lokalitet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka publikuar një plan e tij të detajuar për...

Gjoni Palokaj drejt titullit në OKTAGON MMA — Lufta kryesore në Hannover më 13 shtator

Luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse (MMA), Gjoni Palokaj, është gati të shkruajë kapitullin e radhës në karrierën e tij premtuese. Me një rekord...

Lajmet e Fundit