23.8 C
Prizren
E hënë, 19 Korrik, 2021

Prizren:I caktohet paraburgim 4 personave të cilët futën 11 sirianë në Kosovë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.08.2021, ndaj të pandehurve S.M., A.B., V.F., dhe F.F., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kontrabandimi me migrantë nga neni 164 par. 1 lidhur me nenin 31 të

Nga kjo gjykata kanë thënë se me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve S.M., A.B., V.F., dhe F.F., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

“Se të pandehurit  S.M., A.B., V.F., dhe F.F., në bashkëkryerje, merren me kontrabandim të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës, të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që me datë 16 korrik jashtë vendkalimit zyrtar kufitar shtetëror Shqipëri-Kosovë, në afërsi të fshatit Vërmicë, kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës 11 (njëmbëdhjetë) shtetas të Sirisë, të cilët me një automjet të cilën e ka drejtuar i pandehuri S.M., i kanë sjellë deri në shtëpinë e të pandehurit A.B., në Suharekë, në mënyrë që më vonë me kompensim financiar të i transportojnë deri në Mitrovicë afër kufirit, me qëllim të kalimit të tyre ilegalisht në territorin e Republikës së Serbisë”, është thënë nga Gjykata Themelore në Prizren.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh natyrën e rëndë të veprës penale për të cilën dyshohen të pandehurit, si dhe faktin se procedura është në fazën fillestare dhe në vazhdim duhet të dëgjohen të gjithë të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarit, dhe të mblidhen edhe prova tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale. Nga të lartë cekurat gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm, gjithashtu për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, andaj caktimi i paraburgimit për të pandehurit është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore”, thuhet tutje për media.

  1. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Më Shumë

Ky është reagimi i Ronaldos pasi shpallet golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”

Cristiano Ronaldo është shpallur golashënuesi më i mirë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, pavarësisht që Kombëtarja e tij u eliminua në fazën 1/16 e...

Prizren:I caktohet paraburgim 4 personave të cilët futën 11 sirianë në Kosovë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë 30...

Për 4 minuta, mbi 20 shkelje në autostradën Malishevë-Prizren

Shkeljet e trafikut po vazhdojnë të jenë në rrugët e Kosovës. Indeksonline ka siguruar pamjet në autostradën Malishevë-Prizren. Për 4 minuta, janë bërë mbi 20 shkelje. Më...

Vidhen dy vetura në oborrin e një shtëpie në Suharekë

Dje gjatë orëve të hershme të mëngjesit janë vjedhur dy vetura me targa vendore në Suharekë. Policia njofton se të dy veturat janë vjedhur në...

Një raste me Covid-19 në Spitalin e Prizrenit

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. Siç njofton SHSKUK prej...

Po mbanin 11 sirian në shtëpinë e tyre, arrestohen 7 persona në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në Suharekë, pasi që në shtëpinë ku ishin duke qëndruar janë gjetur njëmbëdhjetë meshkuj shtetas të Sirisë. Me...

Murati: Brenda muajit ngritet aktakuza për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për vjedhjen e 2.1 milion eurove nga Thesari i Shtetit, duke shtuar se beson...

Lumir Abdixhiku ia konfirmon kandidaturën Anton Qunit për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar kandidaturën e deputetit të këtij subjekti politik, Anton Qunit, për kryetar të Komunës...

Kanye West nuk i ecë mirë me femra, dështon edhe me Irina Shayk

Kohët e fundit Kanye West dhe Irina Shayk nisën një romancë mes tyre. Fillimisht u tha si thashethemem në media e më pas u...

Trump tha se kushdo që e zbuloi “informacionin për qëndrimin tim në bunker, duhet të ekzekutohet”, shkruan në librin e reporterit të WSJ

Presidenti i atëhershëm, Donald Trump u tha disa këshilltarëve në vitin 2020 se kushdo që zbuloi informacion në lidhje me qëndrimin e tij në...

Shkon në 81 numri i viktimave të vërshimeve në Gjermani, mbi 1.000 të zhdukur

Transmetuesi publik gjerman, ARD, raportoi të premten se ka shkuar në 81 numri i viktimave të vërshimeve, ndërsa rreth 1.300 njerëz janë ende të...

Prizreni – Me arrogancë dhe dembelizëm drejt degradimit

Drenusha Zajmi- Hoxha Nuk e di a ka, dhe a ka pasur papërgjegjësi më të madhe në ( jo) drejtimin e Komunës, sikur kjo që...

Prizren, një baba sulmohet fizikisht dhe kanoset nga djali i vet

Një burrë nga Prizreni ka raportuar dje policinë se është sulmuar fizikisht dhe kanosur nga djali i tij. Sipas njftimit, i dyshuari është arrestuar dhe...

Haskuka, Millaku dhe Daullxhiu në garë të VV-së për kryetar të Prizrenit

Mytaher Haskuka, Drita Millaku dhe Irfan Daullxhiu, janë në garë të brendshëm në Lëvizjen Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit. Emrat e tyre, sot janë dërguar...

Kurti e Vuçiqi takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Bruksel, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi...

Kompania britanike kërkon rreth 200 milionë euro dëmshpërblim nga Kosova për minierën e Malishevës

Kompania britanike ‘Fox Marble’ për mermer po kërkon 195 milionë euro nga Kosova lidhur me të drejtat për minierën e Malishevës. Madje, kjo kompani...

Lajmet e Fundit