Prizreni do bëhet me shtatore të Adem Jasharit (VIDEO)

Qyteti i Prizrenit do të bëhet me shtatoren e ish-komandantit legjendar Adem Jashari.

Vendimin për ndërtimin e një shtatoreje të tillë, e nxori asambleja komunale. Ndërsa, sipas drejtorit të administratës, Osman Hajdari, komuna tani ka filluar procedurat.

“Nga java kaluar është në procedura tenderuese dhe presim që brenda këtij viti, sipas planit ta kemi kontratën e nënshkruar dhe në pjesën e parë të vitit të ardhshëm ta kemi shtatoren e Adem Jasharit”, ka thënë Hajdari.

Vendosjen e shtatores që do t’i kushtojë komunës 90 mijë euro dhe që ka lartësi 3 metra e 30 centimetra, po e mirëpresin edhe ish-bashkëluftëtarët e heroit.

E prizrenasit, ndonëse e vlerësojnë si të vonë, e duartrokasin iniciativën e komunarëve, teksa edhe lokacioni në zonën e parë të mbrojtur, po iu duket i përshtatshëm.

 

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit