8.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Prizreni i mbushur me qytetarë, zyrtarët të shqetësuar

Edhe pse Komuna e Prizrenit renditet e para për nga numri i vdekjeve nga Covid-19, qytetarët nuk shqetësohen shumë.

Këtë të diel, qendra e qytetit ishte e mbushur me njerëz të cilët kishin zgjedhur të shëtisnin pa masa mbrojtëse. Ata nuk deshën të flasin para kamerës. Por, disa të tjerë thanë se duhet të ashpërsohen edhe më shumë masat, pasi që këto aktualet nuk po respektohen.

Shqetësues numrin e madh të personave që nuk respektojnë masat e shohin zyrtarë të komunës, të cilët thonë se po mundohen të menaxhojnë sa më mirë situatën.

Komuna e Prizrenit është njëra prej komunave në të cilën vlen masa e kufizimit të lëvizjes nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

Derisa ka disa javë që edhe spitali rajonal i Prizrenit është duke trajtuar persona të infektuar me Covid-19. Gjatë së dielës, të shtrirë në këtë spital ishin 32 persona, prej tyre 15 të konfirmuar me koronavirus, e të tjerët në pritje të rezultateve.

Në përgjithësi gjatë së dielës, 301 pacientë me Covid-19 janë të shtrirë në Klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 29 nga ta janë në gjendje më të rënduar? nën përkujdesje intensive. Shifra të larta të infektuarish janë shënuar edhe gjatë kësaj jave, pasi që vetëm nga e hëna e deri të shtunën janë konfirmuar 1 mijë e 207 raste të reja me Covid-19, e 22 persona kanë vdekur.

Të shtunën mbrëma, 4 persona kanë vdekur e 203 raste të reja me Covid-19 i janë shtuar vendit.KOHA/

Më Shumë

Dhunë në familje në Malishevë, e reja denoncon vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Llashkadrenoc të Malishevës, ku një 23-vjeçare ka denoncuar se është dhunuar fizikisht dhe psikikisht...

Gjysmëfinalja vazhdon në kryeqytet, Bashkimi kërkon fitoren e dytë ndaj Borës

Seria gjysmëfinale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte me ndeshjen e dytë, ku Bora pret Bashkimin në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Takimi zhvillohet nga...

Lajmet e Fundit