Prizreni kopsht me zambakë

Hajdar Mallaku

(Në vend të urimit për Festivalin “Zambaku i Prizrenit”)

Mburret kopshti plot me lule
Të merr çifti kë ta dojë,
Më merr mua! -thotë zambaku
Ngjyra ime flet pa gojë.

Ka zambakë për prizrenas,
Ka zambakë për prizrenase,
Dashurisë i japin krahë
S’i lënë gocat të bëjnë naze.

Për fejesë zambakë në ballë,
Për martesë zambakë në zemër
Lum e bardh jeta t’u shkojë
Lumturisë t’i japin emër.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Lajmet e Fundit