13.2 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Prizreni me biçikleta në “Ditën pa makina”

Komuna e Prizrenit ka mbajtur aktivitetin “Dita pa makina” me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për t’iu shmangur makinave dhe të shfrytëzohen sa më shumë biçikletat për një ajr më të pastër.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe shumë qytetarë të cilët shfrytëzuan rrugët kryesore të qytetit për të dalë me biçikleta.

Ndërkaq, Haskuka ka thënë se Prizreni është qytet pa asnjë shteg për biçikleta dhe ndërtimi i këtyre shtigjeve është i domosdoshëm për ta lehtësuar qytetin nga lëvizjet e shumta të makinave, të cilat përveçse ngarkojnë komunikacionin krijojnë edhe ndotje të ajrit.

Me aktivitet e tyre të ndryshme, në këto rrugë u ekspozuan edhe OJQ-të dhe shoqatat si: X40, Handikos, Sindrom Doën, asamblistët e rinj, Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosoves, FC Winner dhe Megabasket.

“Dita pa makina” organizohet çdo vit me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve ndaj ndotjes së ajrit dhe përdorimit të sa më pak makinave.

 

Më Shumë

Lulzim Fejzullahi – Nga pjatalarës në një prej afaristëve më të suksesshëm shqiptarë në Austri

Shkruan: Demir Reshiti Bashkatdhetari ynë Lulzim Fejzullahi, me prejardhje nga komuna e Klinës, është sot një nga emrat më të respektuar të sipërmarrjes shqiptare në...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri i Donald Trump

Nga Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një avion lluksoz mbi qiejt e botës dhe aty ku shikon ndonjë zjarr ulet dhe e...

Lajmet e Fundit