18.8 C
Prizren
E hënë, 2 Tetor, 2023

Prizreni në mesin e dhjetë komunave me më së shumti raste aktive me COVID-19

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 10,288. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 1,958 raste aktive, e pasuar nga Peja me 711 raste.

Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 708 të tilla, ndërsa Prizreni radhitet e katërta me 696. Pasojnë, Mitrovica 588, Ferizaj 568, Lipjani 516, Fushë Kosova 477, Gjakova 460 e Podujeva 361, si dhjetë komunat me më shumti raste aktive.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.463 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.668 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,438 persona./kp

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për mësimdhënës/mësimdhënëse

Plas te Napoli, Osimhen gati të largohet nga klubi

Victor Osimhen ka hequr pothuajse të gjitha fotot e tij me fanellën e Napoli-t nga llogaria e tij në Instagram, pas videove të TikTok...

Biblioteka e Prizrenit ofron kushte të mira për lexuesit

Nxënës, studentë dhe pensionistë e shfrytëzojnë hapësirën e bibliotekës së Prizrenit për të lexuar në çdo kohë. Pra, ata që e shfrytëzojnë bibliotekën janë...

Lajmet e Fundit