Pas tre muajsh ekspozitash dhe programesh publike që kanë tërhequr vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë, sot në Prizren përmbyllet edicioni i pestë i Autostrada Biennale, ngjarja më e madhe ndërkombëtare e artit bashkëkohor në Kosovë. Përmbyllja do të zhvillohet në Autostrada Hangar, me një program të pasur artistik dhe kulturor.
Ekspozita e kuruar nga Erzen Shkololli, me titull “Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës”, ka sjellë në qendër të Prizrenit dhe në Zonën e ITP-së artistë dhe vepra që ndërthurin artin me peizazhin urban të qytetit, duke mbushur verën me takime, miqësi dhe tregime të reja.
Programi përmbyllës përfshin Takimin e Parë Rajonal të bienaleve, performanca artistike, biseda publike dhe ngjarje muzikore. Po ashtu, kjo është edhe mundësia e fundit për publikun që të vizitojë ekspozitën para mbylljes përfundimtare.
Marketing