9.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Prizren:Policia i gjen shoferit pajise me pranga, thika, gaz lotsjellës, xhaketë ushtarake…

Policia e Rajonit të Prizrenit edhe sot, në dy raste të veçanta, ka sekuestruar armë ilegale, njoftoi ajo. Rasti i parë është mësuar të ketë ndodhur me 08.07.2018 rreth orës 19: 30 min. ne Rr. Ukë Bytyqi në Prizren.

Një patrullë policore në një pik kontrolli kishte ndaluar një automjet, në të cilin ndodhej vetëm vozitësi. Atij gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestruan: një pale pranga –lidhëse metalike me mbishkrimin në të ALCYON Made in Spain, dhjetë lidhëse plastike, dy thika , një shufër metalike, një bombole gazi lotsjellës, me mbishkrimin A,.T.L.-CS, 299 cope gëzhoja të cal.9mm, një pasaportë e Republikës së Shqipërisë me numër BE 1835369, një xhaketë ushtarake me emblema të PK-së, gjashtë forma të PK-së – Procesverbal mbi intervistimin e të dyshuarit dhe dy fletore me emblemë të PK-së.

Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur sot, më 09.07.2018 rreth orës 00:30 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Patrulla policore i është përgjigjur një rasti të shtënies me armë zjarri, dhe me të arritur në vendngjarje kanë kontaktuar me pronarin e shtëpisë , zotin e dasmës, të dyshuarin H Z, cili ka pranuar se ka shtënë disa herë me armë zjarri me gaz. Ai edhe dorëzoi armën e tipit Zoraki, modeli 914-B nr. serik 1016-002282, një karikator si dhe trembëdhjetë gëzhoja. Në lidhje me rastet në fjalë është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që rastet të shkojnë në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Barnatorja Qendrore në Rahovec nis punën me dy ndërrime

Nga dita e nesërme, Barnatorja Qendrore në kuadër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të funksionojë me dy ndërrime, duke mundësuar shërbime...

Kosova një hap nga Botërori – Sot hidhet shorti i fazës së tretë

Sot në Herning të Danimarkës do të hidhet shorti për fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 në hendboll për...

Lajmet e Fundit