3.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Procedurat për votimin e Speciales të dyshimta

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se Gjykata Speciale do të lë pasoja afatgjate politike, duke dëmtuar më shumë të sotmen, sesa të shkuarën e vendit.

Ish-zëdhënësi politik i UÇK-së ka thënë se akuzat e tmerrshme që i ngarkohet luftës së UÇK-së për trafikim të organeve nuk do të verifikohen kurrë.

Derisa për raportin e Dick Marty-t, Krasniqi thotë se kryekëput është i ngritur mbi gënjeshtra dhe hartuesit e tij janë në Beograd.

Ndërsa në pyetjen se kush mund të arrestohet në ketë proces, Krasniqi nuk ka përmendur emra.

Krasniqi thotë se vendimi i Kuvendit për përshpejtimin e votimit të Gjykatës Speciale, përbën shkelje por se për këtë nuk ka qartësi as në Kushtetutë e as në rregulloren e punës së Kuvendit.

Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit në vitet 2008-2014, thotë se procedurat në rastin e votimit të Gjykatës janë të dyshimta dhe opozita ka pasur të drejtë që e ka kundërshtuar.

Por, ai thekson se nuk ka përcaktim të qartë të këtyre procedurave në rregulloren e Kuvendit e as në Kushtetutën e vendit.

“Procedurat realisht mund të jenë të dyshimta dhe me të drejtë opozita i ka ngrit shqetësimet e veta i ka prezentuar komentet e veta dhe është një rikthim shpejt e shpejt në Kuvendin e Kosovës, ndonëse as rregullorja e punës së Kuvendit e as Kushtetuta jonë nuk e sqaron këtë çështje mirë. Por, kur dokumentet, qoftë ligji, qoftë Kushtetuta, diçka nuk e shpjegon mirë atëherë duhet të shikohet siç janë praktikat tjera në vendet demokratike”, ka deklaruar Krasniqi për televizionin Rrokum.

Sipas tij, vendimi i Kuvendit tashmë është i plotfuqishëm edhe pse opozita mund ta dërgoj çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Por nuk ka për të pasur ndonjë përfundim pozitiv duke njohur praktikën e deritashme të marrjes së vendimeve në Gjykatën Kushtetuese që shpeshherë nuk kanë qenë as në frymën e Kushtetutës tonë. Dhe ato zakonisht duhet të jenë në përputhje me frymën kushtetuese ose me frymën e praktikës parlamentare se vendi ynë është Republikë Parlamentare”, ka thënë Krasniqi.

Më Shumë

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Lajmet e Fundit