8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Profesorët e arrestuar të UPZ-së dyshohen për kushtëzime dhe shitje të notave

Dy profesorë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, dhe një “sekser”, kanë përfunduar në pranga të policisë në Prizren.

Profesori B.Z. është arrestuar nga policia pasi që dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërkaq profesori tjetër B.A. bashkë me “sekserin” e E.S. dyshohen për fajde.

I arrestuari B.Z. pos që është  profesor në Fakultetin Juridik, njëherit është edhe  anëtar i Këshillit Drejtues të UPZ “Ukshin Hoti”, ndërsa personi i dytë është profesori i të njëjtit fakultet, B. A.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxhaj konfirmoi se arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi gjashtëmujor që prokuroria dhe policia kanë bërë ndaj tre të dyshuarve.

“Profesori B.Z. dyshohet se ka shpërdoruar detyrën zyrtare në Univesitetin e Prizrenit, ndërsa profesori tjetër B.A. dhe qytetari E.S. dyshohen se janë përfshirë në fajde”, tregon Hoxhaj.

Ai nuk ka pranuar të japë detaje më të hollësishme rreth arrestimit të tre personave me arsyetimin se “hetimet janë ende duke vazhduar”.

Burimet e “PrizrenPress”-it brenda UPZ-së, bëjnë të ditur se profesori B. Z. dyshohet se ka kushtëzuar studentët me nota, ndërsa B. A. për shitje të notave.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren Sylë Hoxhaj, ndërkaq ka ftuar të gjithë qytetarët që nëse kanë dëshmi të ndonjë rasti të kësaj natyre t’i lajmojnë në organet e drejtësisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

DKA-ja në Prizren dhe Fakulteti Filologjik drejt bashkëpunimit për zhvillim profesional në arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Fakultetit Filologjik dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në forcimin e...

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Delirium

Lajmet e Fundit