21.9 C
Prizren
E martë, 20 Maj, 2025

Profesori i UPZ-së, Millaku mohon akuzat për kanosje, angazhon avokatin Gjini për mbrojtje

Profesori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Shkëlqim Millaku, i cili dyshohet për kanosjen e koleges së tij, Vjollca Dibra, ka angazhuar avokatin Gent Gjini për ta përfaqësuar në këtë çështje ligjore.

“Zgjedhjet ‘akademike’ në Universitetin e Prizrenit përfunduan më 16.05.2025. Ato ishin pjesërisht demokratike. Në të njëjtën ditë, kandidatja që i humbi zgjedhjet ‘DMVA’, ka bërë denoncime, shpifje dhe ka publikuar lajme në portale të ndryshme, me qëllim dëmtimin e autoritetit tim akademik. Prandaj, sot kam autorizuar avokatin tim, z. Gjinin, për të më përfaqësuar”, ka shkruar Millaku në Facebook.

Ai thotë se do të dëshmojë pafajësinë dhe integritetin e tij profesional.

“E drejta mund të vonohet, por do të argumentohet se ne jemi korrektë, të ndershëm dhe intelektualë. Kjo do të vërtetohet, ashtu siç është vërtetuar më parë me aktgjykime të formës së prerë. I njëjti person ka pasur ambicie personale për një pozitë udhëheqëse, por ka harruar se organi më i lartë akademik është Senati dhe jo themeluesi i njësisë akademike – në këtë rast unë. Senati ka refuzuar kandidaturën e saj në çdo garë, dhe këtë e kanë bërë edhe gjykatat, të cilat kanë qenë në anën time – në anën e drejtësisë”.

Millaku apelon që çështjet e brendshme të mos ekspozohen publikisht.

“Unë jam këmbëngulës dhe i bindur se çështjet e brendshme duhet t’i zgjidhim brenda Universitetit, jo në publik, duke dëmtuar kështu tempullin tonë të dijes. Miq të nderuar, ju siguroj se Universiteti është shembull i dijes dhe respekti ndaj tij duhet të ruhet. Në proceset demokratike ndodhin edhe situata të tilla tendencioze”.

Gjatë së shtunës është raportuar për një incident në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku pretendohet se profesori Shkëlqim Millaku ka kanosur një kolege të tij.

Sipas avokatit Gent Gjini, klienti i tij është ftuar në polici në cilësinë e të pandehurit.
“Profesori ka qenë i indinjuar për mënyrën se si zonja ka marrë dhe uzurpuar zyrën e tij”, deklaroi avokati Gjini./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kulmi i Shkollës Teknike në Suharekë përfshihet nga flakët

Kulmi i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë është përfshirë nga flakët, ndërkohë që organet përgjegjëse kanë dal në vendin e ngjarjes. https://prizrenpress.com/pizzeria-famiglia-1-ne-prizren-shpall-konkurs-per-picamene-dhe-kamariere-e/ Rastin...

Abrashi i VV-së: Krejt çka mbetet është me shpresu që opozita të reflektojë, që s’e kanë humbur arsyen

Artan Abrashi i Lëvizjes Vetëvendosje referuar bllokadës së Kuvendit të Kosovës, ka mbetur vetëm një gjë: “shpresa” që partitë ish-opozitare “të reflektojë”. KLIKO https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/876934154597918 Sipas, tij...

Lajmet e Fundit