7.2 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Profesori nga Rahoveci gjuan me armë në zënkën me nxënësin

Profesori Azbi Gashi nga Rahoveci dyshohet se pas një zënke më një nxënës të Shkollës Profesionale “Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec ka shtënë me armë zjarri.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të oborrit të shkollës.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Rahovec Osman Ismajli ka konfirmuar për KALLXO.com se profesori së bashku me nxënësin janë arrestuar pas këtij incidenti.

“Ka ndodhë një përleshje dhe është shtënë me armë zjarri,” ka thënë Ismajli.

Kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj ka sqaruar se zënka me të shtëna në mes profesorit dhe nxënësit të shkollës ka ardhur pas një konflikti që nxënësi me mësuesin e kanë pasur para dhjetë ditësh në ekskursionin e shkollës në Prishtinë.

“Mësuesi pas këtij konflikti ka deklaruar se është ndier i frikuar dhe ka bartur armën me veti,” ka thënë kryeprokurori Selimaj.

Ai ka shtuar se nga informacionet e para që i ka prokuroria, nxënësi Betim D. sot ka shkuar për t’i dhënë disa provime në shkollë dhe në momentin kur janë takuar me profesorin kanë shkëmbyer disa fjalë e më pas kanë filluar një përleshje në oborrin e shkollës.

“Kur konflikti ka eskaluar të dy kanë dalë jashtë oborrit, ndërsa mësuesi e ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë me të,” ka thënë Selimaj.

Ai ka deklaruar se pas shkrepjes së armës nxënësi ka tentuar të sulmojë me një thikë mësuesin, por pas ndërhyrjes së qytetarëve konflikti nuk ka vazhduar tutje.

Dy protagonistët e kësaj ngjarjeje 20 vjeçari Betim D dhe profesori tashmë janë arrestuar nga policia dhe po mbahen në masën e arrestit prej 48 orësh. /Kallxo.com/

Më Shumë

67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 67 aksidente dhe janë shqiptuar 2133 gjoba në trafik. Sipas...

Rasti i vdekjes së 24-vjeçarit, arrestohen tre persona në Prizren

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pas rastit të vdekjes së dyshimtë, mbrëmë në Prizren, ku humbi jetën një 24-vjeçar. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/694715393046470 Klankosova.tv merr...

Lajmet e Fundit