15.5 C
Prizren
E hënë, 5 Maj, 2025

Profiterët të largohen nga lista e veteranëve të luftës

Milazim ElshaniShkruan: Milazim Elshani

Dje është publikuar lista veteranëve të Zonës Operative të Pashtrikut, një ndër zonat më të mëdha të luftës. Kjo listë e fryrë si të gjitha listat e tjera u bë publike për publikun e gjerë vetëm pas disa orëve që nga veteranët mori ultimatum Komisioni qeveritar që nëse nuk dalin listat brenda javës do të ketë protesta të dhunshme.

Në listat e ZOP-së e veçanërisht të Brigadës 121 Ismet Jashari-Kumanova kemi vërejtur se janë bërë shkelje të renda të ligjit që parasheh për kategoritë e dala nga lufta,duke parë në listë se ju është dhënë statusi atyre që nuk kanë qënë fare në luftë, kurse ju është mohuar atyre që ishin. Nuk dua të imagjinoj nëse edhe anëtarët e Komisionit Verifikues kanë arritur të përfitojnë nga profiterët e futur në listë, mirëpo unë si veteran i ditëve të par të luftës e ndiej vetën të fyer kur shoh se në listë janë futur njerëz qe as ne TV s’kanë qenë të interesuat ta shohin luftën dhe vuajtjet e popullit shqipetarë të Kosovës.

Me keqardhje them se në të gjitha listat janë futur njerëz që nuk janë veteranë,pjesëmarrës, pjesëtarë,invalid etj.., por janë futur në bazë të interesave të tyre të ngushta.

Kjo mënyrë e verifikimit nuk i bënë krenar luftëtarët, por përkundrazi e njollosë luftën e drejtë të tyre për çlirimin e tokave shqiptare. Nuk dua të jap emra të përveçëm për arsye se këtë mundësi po ia lë Komisionit Verifikues, i cili edhe ka përgjegjësi ligjore mbi verifikimin dhe korrigjimin e listave.

Unë personalisht si veteran i UÇK-së në ZOP me nr.rendor 878 dhe nr. Aplikacioni 005105 nuk do ta pranoj këtë titull nësë listat nuk pastrohen dhe të largohen profiterët.

Ju bëj thirrje të gjithë bashkëluftëtarëve, që nëse janë të njëjtit mendim me mua t’i bashkëngjiten ankesës sime, të cilën do ta përpiloj me emër e mbiemër të atyre që nuk kanë marrë pjesë në luftë.

Nëse ata nuk kanë pasur turp të aplikojnë dhe të futën në listë atëherë edhe ne nuk duhet të kemi turp ta mbrojmeë krenarinë tonë si luftëtarë.

Andaj rruga e vetme që ne duhet të ndjekim për të mirën tonë është ankesa, që duhet t’i drejtohemi Komisionit.

Kemi mundur të ballafaqohemi me mbi 350 mijë paramilitarë e çetnikë serbe në kohën e luftës,do të mundemi të ballafaqohemi edhe me disa profiter që mendimin për UÇK-në e kanë të njëjtë vetëm se këta me mjete paqësore të fshehta.

Shpresoj se thirrjes sime do t’i bashkëngjiten të gjithë veteranët të cilët luftuan për të mirën e popullit dhe të vendit, e kurrsesi ata që luftën e shohin si interes primar për të përfituar në situatë të ndryshme.

Më Shumë

Drini i Bardhë, kampion pa humbje – ngre kupën mes festës bardh e blu

Drini i Bardhë e përmbylli sezonin 2024/25 në mënyrën më të mirë të mundshme: si kampion absolut i Ligës së Tretë, pa asnjë humbje...

Aksident i rëndë në Rahovec (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e njohur “Te Rrasat” në Rahovec. Në një video të publikuar nga Rahoveci n’fokus shihet se...

Lajmet e Fundit