8.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Projektohet e ardhmja e Juventus, gati shkëmbimi madh

Trajneri i ri i Juventus Andrea Pirlo ka marrë në dorë fatet e skuadrës pas shkarkimit të trajnerit Mauricio Sarri, i cili dështoi në arritjen e objektivit kryesor të klubit, Ligën e Kampioneve.

Pirlo, menjëherë ka nisur nga puna duke identifikuar lojtarët që duhet të largohen dhe nisjen e projektit për të ardhmen.

Transferimi më i bujshëm vjen nga Anglia, ku 41 vjeçari kërkon që lojtari i Manchester United, Paul Pogba të rikthehet te bardhëzinjtë, pasi shihet si futbollisti ideal për mesfushën.

Pirlo ka kërkuar që pjesë e transfertës të jetë shkëmbimi Pogba-Dybala, ky i fundit u kurorzua këtë sezon si “MVP i Seria-A”.

Dybala nuk pritet të jetë i vetmi që do të largohet nga Juventus, pasi fatine tij mendohet që ta kenë edhe Gonzalo Higuain, Aaron Ramsey dhe Douglas Costa.

Ndërsa futbollistët që priten të afrohen janë, Duvan Zapata i Atalantës, Raul Jimenez i Wolverhampton dhe Edin Dzeko të Romës.

Më Shumë

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Rexhep Qosja, një gjeni i pavdekshëm

Arben Veselaj/RTK-Radio Javën që shkoi bota shqiptare humbi njërën nga mendjet më të ndritura: Rexhep Qosjen. Qosja qe shkrimtar, kritik, shkencëtar, pedagog, akademik - publicist,...

Lajmet e Fundit