8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Prokuroria në Prizren po zbaton vendimin e KPK-së, kryen vetëm shërbimet esenciale

Prokuroria Themelore në Prizren, të enjten, ka filluar zbatimin e vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), andaj po kryen vetëm shërbimet esenciale konform këtij vendimi.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar Fitore Mehmeti- Sejrani, zyrtare për informim në këtë prokurori.

“Puna në Prokurorinë Themelore në Prizren është reduktuar, pra janë duke u kryer vetëm shërbimet esenciale, konform vendimit të Keshillit Prokurorial të Kosovës”, ka thënë Mehmeti- Sejrani.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrë vendim, me të cilin kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin Nr. 03/109 të datës 23 nëntor 2022, për ulje të pagave.

“Në ndërkohë, puna e prokurorive do të reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale, po ashtu Këshilli dhe prokuroritë do të pezullojnë të gjitha format e bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nëse ky vendim nuk shfuqizohet deri me datë 08 dhjetor 2022, Këshilli do të do të vendosë për masa tjera më radikale”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, vendimin e njëjtë e ka marrë ditën e mërkurë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Ndërsa, më 23 nëntor 2022 në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti mori vendim me të cilin, pagat në sistemin e drejtësisë u kthyen siç ishin para vendimit të marrë në vitin 2017, nga Qeveria Haradinaj.

“Kushti i paraparë për përjashtim të këtij ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante”, ka thënë Kurti.

Pas miratimit të Projektligjit për Pagat, Kryeministri Kurti, tha se ky projektligj krijon sistem të unifikuar të pagave.

“Propozimi i sotëm i kushton rëndësi të madhe kualifikimeve. Askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesëfishi u pagës më të ulët në administratën tonë”, ka thënë Kurti.

Lidhur me këtë vendim të Qeverisë, ka reaguar edhe shoqëria civile, duke e quajtur uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, ndërhyrje në drejtësi dhe rritje të potencialit korruptiv.

Shoqëria civile ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht ta anulojnë vendimin e sotëm për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Anulohen dy seanca në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim nga kryetari i trupit gjykues Charles Smith III se në çështjen gjyqësore ndaj...

Shoqata “Bereqeti” në Prizren ndihmon familjet skamnore për muajin e Ramazanit

Shpërndarja e pakove ushqimore, dhurimi i iftareve dhe rrobave janë disa nga aktivitetet që shoqata humanitare “Bereqeti” po realizon gjatë muajit të Ramazanit. Kurtish Hoxhaj,...

Zotërit e fjalës

Lajmet e Fundit