3.6 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Prokuroria pushon hetimet ndaj Tahirit dhe Didit

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish- drejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Ata u kallëzuan penalisht nga Partia Demokratike në lidhje me çështjen “Frroku”.

Pas verifikimeve dymujore, kryeprokurori vendosi të pushojë këtë çështje, raporton Shqip.

Prokuroria thotë se janë të pavërteta pretendimet se Durim Bami është takuar me kreun e Ministrisë së Brendshme.

Sipas deputetit Tom Doshi, Durim Bami është paguar për vrasjen e tij, por më pas është penduar dhe ka rrëfyer ngjarjen, madje edhe tek zyra e Ministrit të Brendshëm.

Më Shumë

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Policia nuk ndalet: Identifikohen pesë të dyshuar për vjedhje në Suharekë

Gjatë kësaj jave, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Suharekë ka arritur të identifikojë pesë persona të dyshuar për përfshirje në raste të...

Lajmet e Fundit