2.8 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Prokuroria thotë se nuk kanë ende prova për shtetasin turk të arrestuar në Prizren

Javën e kaluar është arrestuar shtetasi turk me inicialet U.T nga Policia e Kosovës, në qytetin e Prizrenit.

Policia kishte arrestuar qytetarin turk në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, e me vendim të prokurorit, i njëjti ishte dërguar në mbajtje.

Në lidhje me këtë në një prononcim për Telegrafin ka folur prokurori i rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Ali Rexha.

Rexha tha se me urdhër ndërkombëtar të shtetit të Turqisë, është bërë arrestimi i një personi me shtetësi turke për të cilin sipas tij prokuroria ende është duke e hetuar rastin.

Ai tha se janë në përpjeke që t’i shqiptojnë një masë të butë deri sa nuk kanë ndonjë provë relevante për personin i cili sipas tij dyshohet për dhënien e ndihmës financiare në organizatën e Lëvizjes Gylen në Kosovë.

“Jemi në përpjekje për një masë më të butë. Shteti turk ka kërkuar ekstradimin e tij, gjoja se ka ndihmuar financiarisht organizatën e Gylenit. Ne i kemi caktuar një paraburgim por jemi duke shqyrtuar një masë më të butë derisa sa nuk na vjen ndonjë provë relevante për këtë proces”, tha prokurori i rastit Ali Rexha.

Për këtë arrestim të shtetasit turk ishte raportuar edhe nga Policia e Kosovës e cila në Prizren me datën 27.10.2017-17:30 kishte arrestuar shtetarin turk në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar.

Më Shumë

Dy raste të hetimit të vdekjes në Prizren, trupat dërgohen për obduksion

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të hetimit të vdekjes, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e...

Vjedhja e votave në Prizren, një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për ato vendvotime për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka...

Lajmet e Fundit