11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Prokuroria zgjeron hetimet në rastin e sulmit ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren

Pesë të dyshuarit për sulmin me gur dhe koktej molotovi në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren mund të përballen me akuzat edhe për rrezikimin e objektit zyrtar të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

Kjo ngase Prokuroria Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që të zgjerojë hetimet duke përfshirë edhe dispozitat e veprës penale të rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, përkatësisht paragrafin 3 të saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Prokuroria ka vendosur që të zgjerojë hetimet lidhur me dyshimin se në këtë rast mund të jetë kryer një vepër më e rëndë penale nga neni 173, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës. Pra, vepra penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm mbetet dhe hetimet zgjerohen edhe për veprën penale nga neni 173, paragrafi 3”, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, teksa ka sqaruar se me rastin po merret Departamenti i Krimeve të Rënda.

Neni 173 i Kodit Penal të Kosovës përkufizon veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”. Ndërsa, paragrafi 3 i këtij neni thekson se “kushdo që kryen një sulm të dhunshëm mbi objektet zyrtare, vendbanimin privat ose në mjetet e transportit të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet”.

Më Shumë

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Lajmet e Fundit