Promovohet botimi i veprës së plotë të Anton Çettës

I botuar para më shumë se një muaji, kompleti 13-vëllimësh me veprën e Anton Çettës është promovuar sot në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Në vazhdën e aktiviteteve përkujtimore në “Muajin e Anton Çettës”, promovimi i veprës së plotë është cilësuar si vlerësim institucional i kontributit të gjerë të mbledhësit të folklorit dhe misionarit të pajtimit të gjaqeve.

E financuar nga Ministria e Arsimit në vlerë prej 42 mijë eurosh, vepra ishte gati për botim qysh në vitin 2015 nga Dega e Folklorit pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës.

I pranishëm në përurim ishte edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka përgëzuar ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi, që e bëri realitet botimin e veprës së Çettës.

“Ai është një personalitet me emrin e të cilit identifikohen epokat sepse me jetën e tij bëri histori”, ka thënë mes të tjerash Hoti.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe e bija e Anton Çettës, Donika Çetta-Junçaj.

“Ky muaj i dhembjes dhe pikëllimit për familjen tonë sivjet erdhi më ndryshe”, ka thënë ajo teksa ka falënderuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës për botimin e kompletit të veprave.

Ndryshe, kompleti i veprave të Anton Çettës, i përgatitur nga Dega e Folklorit pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës, përbëhet nga: “Krijime poetike për fëmijë në prehër të gjyshes – Vjeti gazmuer”, “Nga folklori ynë I – Përralla e gojëdhëna”, “Nga folklori ynë II – Kallëzime dhe përrallëza”, “Nga folklori ynë III – Pleqni dhe tregime etnografike”, “Nga folklori ynë IV”, dy vëllime me “Kërkime folklorike”, “Balada dhe legjenda”, “Këngë kreshnike I”, “Materiale të ndryshme ‘Varia’”, “Të tjerët për veprën e Anton Çettës”, “Anton Çetta dhe aksioni i pajtimit të gjaqeve” dhe “Intervista dhe letërkëmbime”.

Më Shumë

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Lajmet e Fundit