Promovohet libri i tretë i monografisë “Kronikë nëpër stuhi” i Sabahajdin Cenës

Në prani të familjarëve, strukturave të pushtetit lokal, ish ushtarëve të UÇK-së dhe dashamirësve të librit, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit u bë promovimi i monografisë “Kronikë nëpër stuhi”, të autorit dr. Sabahajdin Cena.

Për vlerat e librit folën Erseka Cana, prof. dr. Besim Muhadri, si dhe redaktori i librit Qemajl Krasniqi.

Në emër të familjes Cena të pranishmit i përshëndeti i biri i profesorit Samedin Cena. Folësit ndër të tjera potencuan faktin se libri i tretë i serisë monografike “Kronikë nëpër stuhi”, që botohet pas vdekjes së autorit, përfshin dëshmorët e UÇK-së të rënë në periudhën korrik – gusht – shtator.

Po ashtu në këtë libër janë përshkruar edhe datëlindjet dhe dita e përjetësimit të shumë dëshmorëve anekënd Kosovës, të cilët kanë rënë në këtë periudhë kohore. Për botimin e librit u përkujdes Komuna e Rahovecit dhe OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, si dhe bashkëluftëtarët e profesorit të ndjerë Sabahajdin Cena. Pritet që deri në fund të këtij viti të përmbyllet botimi i katërt i kësaj monografie.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit