7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Propozim-vendimi për huanë nga BERZH-i në vlerë prej 5 milionë eurove procedohet për në Kuvendin e Prizrenit

Komiteti për Politikë e Financa ka proceduar në Kuvendin e Komunës së Prizrenit propozim-vendimin për marrjen e huasë në vlerë prej 5 milionë eurove nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kjo hua sipas zyrtarëve të pushtetit lokal parashihet që të përdoret për financimin e masave të efiçiencës së energjisë, masave strukturore dhe komoditetit në ndërtesa në pronësi të komunës, të tilla si kopshte e shkolla si dhe ndërtesa të qendrave të kujdesit shëndetësor parësor.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Sulltan Badallaj ka theksuar se në mbledhjen e fundit të KPF-së është diskutuar për të gjitha pikat e propozuara të rendit të ditës dhe pothuajse të gjitha unanimisht janë proceduar për seancën e radhës të organit më të lartë vendimmarrës komunal, përfshirë këtu edhe propozim-vendimin për marrjen e huasë nga BERZH-i.

“Është një kredi që merret prej BERZH-it, diku 5 milionë euro. Në KPF ka pasur diskutime për këtë çështje, por besoj që do të ketë diskutime edhe gjatë seancës së rregullt të Kuvendit të Komunës”, ka thënë Badallaj.

Sipas tij, kredia në fjalë planifikohet që të shfrytëzohet për financimin e masave të efiçiencës së energjisë.

“Por, diskutimi që ishte në KPF dhe besoj që do të vazhdojë edhe në Kuvend është se Komuna nuk ka qenë në gjendje deri tash që ta realizoj në tërësi buxhetin e vet, plus tani të merr hua nga banka të ndryshme, me interesa të ndryshme, që mund të thuhet se është kredi”, ka deklaruar Badallaj, pas mbledhjes së KPF-së.

I pyetur nga gazetarët lidhur me rrezikun e mundshëm që Komuna të përballet me vështirësi sa i përket pagesës së kredive, Badallaj ka theksuar se kjo çështje “është relative, meqë Komuna mund të ketë vështirësi, porse përfundimisht mos me kthy huanë s’besoj, sepse janë obligime ndaj institucioneve financiare evropiane si BERZH-i dhe e dimë qasjen e tyre”.

besoj që me ta mund të hyhet në aso veprime që mos me ja kthy obligimin”, është shprehur Badallaj.

Në propozim-vendimin e shpërndarë me materialin për mbledhjen e KPF-së dhe seancën e KK-së, përkatësisht në nenin 1 të tij bëhet fjalë për “autorizimin e huazimit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në formën e borxhit afatgjatë për financimin e efikasitetit të energjisë, masave strukturore dhe komoditetit në deri në 100 ndërtesa në pronësi të komunave, të tilla si kopshte, shkolla dhe shkolla fillore, ndërtesat e qendrave të kujdesit shëndetësor…”. Aty theksohet se principali i borxhit është deri në 5 milionë euro dhe se forma e borxhit është marrëveshja e huasë, ku pagesa e huasë do të bëhet në 14 këste të barabarta gjashtëmujore duke filluar nga 15 maj 2024 dhe duke përfunduar më 15 nëntor 2030.

i përket burimit të sigurisë për shlyerjen e kredisë, në propozim-vendim figuron “ (i) garancioni i të arkëtueshmeve që konsiston në instrumentin në përputhje me të cilin Komuna i jep BERZH një interes të rangut të parë të sigurisë mbi (a) deri në 25% të të ardhurave vetanake të Komunës dhe (b) deri në 25% të granteve të përgjithshme që Komuna merr nga Qeveria e Kosovës nën buxhetin e konsoliduar të Kosovës”; pastaj “(ii) garancioni i Llogarisë së Rezervës së Shërbimit të Borxhit që përbëhet nga instrumenti në përputhje me të cilin Komuna i jep BERZH një interes të parë të rangut të sigurisë në një llogari rezerve të shërbimit të borxhit në emër të Komunës të hapur me një bankë tregtare të pranueshme për BERZH, të shprehur në EUR me gjendjen e parave në të gjitha kohët jo më pak se ekuivalenti i shërbimit total të borxhit gjysmë-vjetor (përfshirë principalin, interesin dhe tarifat) për t’iu paguar BERZH-it sipas marrëveshjes së huasë midis BERZH-it dhe Komunës (Marrëveshja e Huasë) në datën përkatëse të Pagesës së Interesit; dhe “(iii) Marrëveshja e Ndërprerjes që konsiston në një marrëveshje ndërmjet Komunës dhe BERZH-it në bazë të së cilës, në rast të një Ngjarje të Mospagimit, të gjitha pagesat për të iu paguar BERZH-it nga Komuna në bazë të Dokumenteve të Financimit do të bëhen direkt nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës për BERZH-in nga transferimet e pakushtëzuara që i paguhen Komunës nga Ministria e Financave”.

Në këtë propozim-vendim parashihet që “Marrëveshja e Huasë do të rregullohet sipas ligjit anglez dhe mosmarrëveshjet do të zgjidhen përmes arbitrazhit në Londër nën Rregullat e UNCITRAL ose, sipas opsionit të Bankës, juridiksioni jo-ekskluziv i gjykatave Angleze, dhe Komuna në çdo kohë do të mbajë një agjent për shërbimin e procesit në Angli”.

Në nenet e mëposhtme sqarohet se huamarrja e Komunës nga BERZH-i në kushtet e parapara është në përputhje me kufizimet e vendosura nga neni 32 i Ligjit për Borxhin Publik, derisa koha e përdorimit të fondeve të financuara nga huazimi i propozuar parashihet të jetë 3 vite, apo 6 muaj përgatitje për projekt, 4 muaj procedura të prokurimit dhe 2 vite implementimi.

Seanca e Kuvendit të Komunës, ku pos tjerash parashihet shqyrtimi i këtij propozim-vendimi është thirrur për datën 25 shkurt 2021.

https://www.koha.net/kosove/259978/propozim-vendimi-per-huane-nga-berzh-i-ne-vlere-prej-5-milione-eurove-procedohet-per-ne-kuvendin-e-prizrenit/

Më Shumë

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Lajmet e Fundit