PSD sulmon Haskukën: E ke mbush komunën me militantë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se partia që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti deri tani nuk është përfshirë në asnjë aferë të punësimeve familjare.

Këto deklarata ai i ka bërë në Frontal të T7, teksa ka folur për një vjetorin e themelimit të partisë.

Ai ka shfrytëzuar rastin për të atakuar ish-kolegun e partisë së tij, Mytaher Haskunën, kryetarin e Prizrenit, duke i thënë se e ka mbushur Komunën me kushërinj e militant të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në asnjë aferë nepotiste nuk është përfshirë PSD’ja. Krejt kushërinjtë i ka rahatu Mytaher Haskuka në Prizren. Krejt militantët i ka punësu në Komunë. Njejtë kanë vepruar edhe LDK’ja, PDK’ja e të tjerat”, ka thënë ai në FRONTAL, shkruan Gazeta Express.

I pyetur nga autori i emisionit rreth punësimëve të tezakëve nga PSD’ja, Kransiqi ka thënë se rasti i angazhimit të Visar Ymerit në ekipin negociator dhe ndërlidhja e tij me Shpend Ahmetin, si tezak, është një gjë qesharake.

Ndër të tjera ai pretendon se PSD’ja është partia e vetme që është duke shënuar rritje, edhe përkundër faktit se sondazhet e nxjerrin shumë poshtë me 2.4 % (KDI).

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit